web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Rama njëjtin fund si Noriega”/ Deputeti i 362 votave, “çon” kryeministrin në burg

2022-11-15 10:04:00, Aktualitet CNA
 “Rama njëjtin fund si Noriega”/ Deputeti i 362 votave,
Foto-montazh

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e sheh fundit e Ramës, njësoj si me të Noriegës, diktatorit të Panamasë.

Me anë të një postimi në rrjetet soiale, Vasili përmend Financial Times, duke thënë se kjo media “asgjësoi” kryeministrin Rama.

“Edi Rama te njëjtin fund si Noriega! Financial Times asgjëson Edi Ramen!

E thotë copë Financial Times që falë Edi Ramës bandat e drogës krijuan një rrjet te fuqishëm global, pra narkokryeminister!

Noriega diktatori i Panamasë, që ndërtoi një narkoshtet përfundoi si qen në burg në SHBA.

Kush ndërton narkoshtet te njëjtin fund  si Noriega do te ketë, këtë s’e ndryshon dot asgjë!

Edhe  Rama si dhe Noriega e ka te qarte fundin!”, shkruan Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga