web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama premtim sipërmarrësve në Kosovë/ Do hiqen të gjitha tarifat doganore

2022-06-19 19:23:00, Aktualitet CNA
Rama premtim sipërmarrësve në Kosovë/ Do hiqen të
Rama me sipërmarrësit në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje në Xërxë, në Kosovë, ku ka folur për tregtimin  e produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama në fjalën e tij, tha se do të hiqen të gjitha tarifat doganore me Kosovën.

“Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të të gjitha pengesave të kufirit. Do të heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi të bëhet bilaterale edhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë, por ne do ta bëjmë. S’ka kuptim t’i heqim për Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovë.”, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga