web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plarent Ndreca stopon Vokshin: Mos debato me dëshmitarët

2024-09-10 16:08:00, Aktualitet CNA

Plarent Ndreca stopon Vokshin: Mos debato me dëshmitarët

Në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up-in ka patur debate mes kryetares Albana Vokshi si dhe anëtarit të komisiont Plarent Ndreca.

Ndreca ka kërkuar nga Vokshi që të mos komentojë apo debatojë mbi përgjigjet e dëshmitarëve, pasi nuk po flet me ekspertë apo me titullarë.

Pjesë nga debati

Ndreca: Ti bën komente mbi përgjigjen dhe e bën debat me dëshmitarët.

Vokshi: Nuk kam bërë debat. Ke ardh me porosi?

Ndreca: Mos kthe në debat se nuk po flet me ekspertë apo titullarë, je duke folur me dëshmitarët

Vokshi: Çfarë të shqetësoi që more kështu

Ndreca: Merre në pyetje, jo debat./ CNA





Lajmet e fundit nga