web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimet e deputetëve të opozitës dhe paralajmërimi për protesta/ Priten tensione në seancën parlamentare

2023-10-30 08:02:00, Aktualitet CNA
Përjashtimet e deputetëve të opozitës dhe paralajmërimi
Foto ilustruese

Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend, e cila do të mbahet në orën 17:00. Opozita ka paralajmëruar protesta brenda parlamentit dhe pritet të ketë tensione pasi në seancën e kaluar u përjashtuan 23 deputetë të opozitës.

Deputetët e opozitës do të kërkojnë kthimin e tyre në Kuvend pasi pushimi për 10 ditë nga seancat parlamentare ka përfunduar, por kjo gjë do të kundërshtohet nga mazhoranca e cila do t’i referohet Rregullores së Kuvendit, nenit 121/1 dhe konkretisht fjalisë së dytë të pikës 3 ku thuhet se: “Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”.

Kujtojmë se seanca e shkuar parlamentare pati tensione. Opizta protestoi brenda parlamentit duke mos lejuar ministrta të futen në sallën e Kuvendit.

Ata kthyen përmbys karrigen e kryeministrit dhe zunë vendet e ministrave.

Kjo u quajt e pa pranishme nga ana e socialistëve të cilët kërkuan përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Opozita hodhi akuza ndaj qeverisë duke e akuzuar për një sërë çështjesh./ CNA





Lajmet e fundit nga