Murder in Kamëz/ Victim identified, other details revealed
A serious incident occurred this Monday afternoon in Kamëz...
A serious incident occurred this Monday afternoon in Kamëz...

Pas negociatash të gjata me në fund Komisioni Europian dhe RCC drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme Majlinda Bregu, kanë arritur një marreveshje me operatorët e telefonise celullare në Europë e Balkan për të nënshkruar deklaraten e dakordesisë për nisjen e uljes së cmimeve të Roaming BE - Ballkan Perendimor brenda vitit 2023.
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Samitin e Tiranës që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
Pritshmëritë nga Samiti i Tiranës janë të larta, pikërisht prej këtyre lajmeve të mira që vijnë për qytetarët e rajonit, nga Samiti i Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit – kur liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme (për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorët e Mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët), të koordinuara dhe të ndërmjetësuara nga RCC.
Tashmë, marrëveshjet do të hyjnë në procedurën e ratifikimit në nivel kombëtar, sipas kërkesave të parashikuara nga legjislacioni përkatës i secilës prej Palëve. RCC është në kontakt të rregullt me të gjithë nënshkruesit e marrëveshjeve në lidhje me proceset e ratifikimit. Është në interesin e të gjithëve që Marrëveshjet të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt, ndaj jemi optimistë se kjo do të ndodhë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Megjithatë, puna jonë për zbatimin e CRM vazhdon.
Që prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut në Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar në rajonin tonë roaming me tarifa 0, “Fol si n’shpi” që nga korriku 2021, RCC ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, Bashkimin Evropian dhe operatorët e Ballkanit Perëndimor, si dhe autoritetet në rajon, për reduktimin e roaming-ut edhe mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Që nga korriku 2021, janë mbajtur një sërë takimesh konsultimi me operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Sipas statistikave nga draft raporti i trafikut të të dhënave në roaming, numri i përdoruesve të roaming në rajon është rritur me 100%.
Kur krahasojmë gjysmën e dytë të vitit 2021 me gjysmën e parë të të njëjtit vit, numri i minutave të kryera në thirrjet zanore dalëse u rritën deri në 237%, ndërsa thirrjet zanore hyrëse u rritën deri në 173%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i trafikut të të dhënave u rrit deri në 459%.
Të dhënat e roaming nga raporti i të dhënave Roaming, bazuar në të dhënat e vitit 2021:
Trafiku i përdorimit nga kosovarët, gjatë roaming në BP në gjysmën e dytë të vitit 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021:
• Thirrjet zanore dalëse (numri i minutave): 45% rritje
• Thirrjet zanore hyrëse (numri i minutave): 147% rritje
• Volumi i trafikut të të dhënave (MB): 80% rritje
Këto janë shifra të jashtëzakonshme që shkojnë në favor jo vetëm të bashkëpunimit rajonal në tërësi, por flasin shumë edhe për një klimë më të mirë në të gjithë rajonin. Për sa i përket perspektivës ekonomike, sipas raportit të Bankës Botërore, rajoni vlerësohet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.4% këtë vit.
Çdo arritje dhe rezultat nën agjendën e Tregut të Përbashkët Rajonal është një hap përpara drejt krijimit të një klime investimi mikpritëse që mund të tërheqë investime me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.
Prandaj, ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë do të jetë një arritje e rëndësishme po të merret parasysh fluksi tashmë i lartë i udhëtimeve turistike nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve te BE-së dhe anasjelltas, veçanërisht duke pasur parasysh komunitetet e rëndësishme të diasporës. Përfitimet janë të shumta. Do të kursente para për qytetarët e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE, si dhe do të ulte kostot e funksionimit të biznesit; do të inkurajonte të bërit biznes jashtë kufijve të tyre, por gjithashtu do t’i jepte një shtysë edhe më të madhe turizmit tonë.
Pikërisht për të gjitha këto arsye Samiti BE-BP në Tiranë më 6 dhjetor 2022 është i rëndësishëm në shumë nivele – nga këndvështrimi i BE-së i BP- së, agjendës së Gjelbër të BP- së, sigurisë së energjisë dhe ushqimit, rinisë e deri te trajtimi i dezinformimit dhe i kërcënimeve kibernetike dhe padiskutim dhe ulja e tarifave të roaming. Rritja e zbatimit të Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut është me rëndësi të madhe dhe ne shpresojmë të shohim rezultate pozitive dhe të prekshme për qytetarët në lidhje me uljen e tarifave të roaming midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor./CNA.al
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Dhjetor 2022 ...
Ambasada amerika ka paralajmëruar qytetarët lidhur me prot...
Almost 20% of unaccompanied Albanian migrant children have...
The Council of Albanian Ambassadors is following with conc...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, will represent Kosovo...
The General Director of the State Police, Muhamet Rrumbull...
The Director General of the State Police, Director Madhor ...
December 6 will find Tirana blind, where the largest geogr...
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në Konferencë për ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur pro protest...
The Committee for Foreign Affairs of the European Parliame...
IKMT is freeing the coast from illegal constructions. The ...
At 11:30, the General Director of the State Police, Muhame...
Travelers in the European Union may soon be able to use mo...
Një ditë më parë është hapur rruga e re që të çon në aerop...
Early exposure of children to violence and its tolerance c...
Javën e kaluar, isha në një konferencë në qytetin verilind...
The National Inspectorate of Territory Protection continue...
The majority of Albanians think that the government's ...
Një vaj i madh ka plasur mbrëmjen e sotme në “Top Chan...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday afternoon in Kamëz...
At noon this Monday, gunshots were recorded in Kamëz. Acc...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...