web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandalet e dhunimeve të fëmijëve në kopështe, Balla: Kemi kryer 300 kontrole, 129 pronarë nën hetim

2023-11-25 11:50:00, Aktualitet CNA
Skandalet e dhunimeve të fëmijëve në kopështe, Balla:
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se pjesë e paketës së sigurisë janë edhe kopështet e çerdhet ku deri më tani janë kontrolluar 300 të tilla.

Ministri tha se pas kontrolleve janë proceduar penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët janë gjobitur.

"Tiranë #PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht," - shkruan Balla.

deklarat ministri i bëri gjatë inspektimit në një kopësht./CNA





Lajmet e fundit nga