web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxënësit në protestë pas mbylljes së kolegjit/ “Po vrisni ëndrrat tona për tekat e Erdoganit”

2022-09-23 19:01:00, Aktualitet CNA
Nxënësit në protestë pas mbylljes së kolegjit/
Foto ilustruese

Ditën e sotme, nxënës, prindër dhe mësues të kolegjit Mehmet Akif ersoy kanë protestuar pas qeveria ka vendosur për mbylljen e kësaj shkolle.

Sipas tyre ky është një vendim antiligjor dhe do të drejtohen tek drejtësia për këtë çështje.

Vajzat e gjimnazit ”Mehmet Akif,  që me rezultatet e tyre në mësime e kanë renditur këtë shkollë në elitën e arsimit shqiptar, protestuan sot me pankarta e fjalime, duke dënuar ashpër vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit.

Sipas tyre, pas këtij vendimi qëndrojnë kërkesat e Presidentit turk Erdogan, ndërsa shprehen se ëndrra e tyre nuk mund të ndërpritet me një firmë.

Ata u shprehen se do ta vijojnë rezistencën, teksa në duar mbanin edhe certifikata dhe medalje për rezultate të larta në mesime, të firmosura nga vetë kryeministri Rama.

Drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif” u shprehën se do ndërmarrin nisma ligjore kundër këtij vendimi të qeverisë Rama.

Ndërkohë po aq i ashpër ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesve të kopshtit Turgut Ozal, që e cilësojnë absurd justifikimin e Ministrisë Arsimit për mbylljen e kopshtit, që nxjerr në rrugë të madhe 250 fëmijë.

Prindërit e fëmijeve të mitur të kopshtit dhe përfaqësues të kopshtit zbarkuan në ambientet e Ministrisë arsimit, ku pas debateve të ashpra ngritën një grup negociues për të zhvilluar bisedime me ministrinë.





Lajmet e fundit nga