web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk janë plotësuar kërkesat”/ Blegtorët sërish në protestë

2024-02-18 18:15:00, Aktualitet CNA

“Nuk janë plotësuar kërkesat”/ Blegtorët

Blegtorët kanë dalë sërish në protestës në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit.

Ata kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me kërkesat për rritjen e çmimit të qumështit, dyfishimin e subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe investimet për veprat ujitëse në blegtori.

 “Nga ana e ministrisë ne kërkojmë pikë e parë rigjenerimi i kullotave dimërore, të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk janë funksionale, kërkojmë që të merret mendimi edhe i specialistëve të vjetër të cilët kanë eksperiencë pune, kërkojmë me çdo kusht rregullimin e çmimit të tregut të mishit, ku t’i dihet origjina dhe mishi i importit që tregëtohet nuk mund të tregëtohet për mish vendi dhe bio.

Ka investuar për thertore miliarda lekë, me çfarë do të furnizohet, ku i merr, vjen kasapi tek unë dhe thotë po do, po s’do, sa i do zemra, çfarë roli luan ajo thertore kur nuk marrin lekë nga ne”, deklarojnë blegtorët./ CNA





09:00 TODAY

Kronika e

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...

Lajmet e fundit nga