web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Fieri, Berati, Korça e Vlora/ Qindra qytetarë nisen drejt kryeqytetit për të protestuar

2023-02-11 09:17:00, Aktualitet CNA
Nga Fieri, Berati, Korça e Vlora/ Qindra qytetarë nisen drejt
Foto ilustruese

Simpatizantë dhe anëtarë të degës së PD në Fier janë nisur drejt Tiranës për të protestuar para Kryeministrisë.

Sipas asaj që raportohet në media rreth 800 demokratë po vijnë drejt kryeqytetit me automjetet e tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe qytetarë nga Vlora do t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet në orën 12:00.

Klodian Xhyheri, Sekretari Politik i degës së PD-së në Vlorë, është shprehur se strukturat janë organizuar.

250 automjete dhe mbi 870 persona do të zbarkojnë në kryeqytet.

“Janë nisur rreth 250 makina dhe mbi 870 persona të regjistruar nga strukturat tona dhe nga ne si degë, - tha ai, - e kemi organizuar me mjete të vogla, pasi është e pamundur të shkohet në orar me mjete më të mëdha siç janë autobusët apo furgonët, me mendimin se kjo është gjëja e duhur.”

Rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës.

Protestës së opozitës sot do i bashkohen edhe qytetarë nga Korça,  Pogradeci  dhe nga Devolli.

Rreth 1000 qytetarë nga rrethi i Krujës i bashkohen sot protestës së opozitës. Protestës së opozitës do i bashkohen edhe simpatizantë nga Elbasani. Burime nga selia e PD të Sarandës bëjnë me dije se rreth 100 demokratë të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, që do t’i bashkëngjiten sot protestës të paralajmëruar, që organizohet në Tiranë.





18:35 TODAY

Skandali

Skandali i Charles McGonigal është kthyer në kryefjalë...

Lajmet e fundit nga