web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita sot në shesh para kryeministrisë/ Blindohet Tirana

2023-02-11 08:10:00, Aktualitet CNA

Opozita sot në shesh para kryeministrisë/ Blindohet Tirana

Opozita do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë.

Protesta e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha,  me moton “Shqipërisë i dalim për zot”,do të mbahet në orë 12:00.

Opozita sot në shesh para kryeministrisë/ Blindohet Tirana

Kjo lëvizje e opozitës vjen pas daljes në dritë të skandalit McGonigal.

Protesta e opozitës ka vënë në lëvizje policinë, ndërkohë, një ditë më parë dera e Kryeministrisë  është blinduar me veshje metalike.

Mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës

Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./CNA.al





18:35 TODAY

Skandali

Skandali i Charles McGonigal është kthyer në kryefjalë...

Lajmet e fundit nga