web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mul Noka nuk ndal vajin/ Pishinat pa leje të Irfanit, e nxjerrin jashtë realitet

2022-09-10 19:03:00, Aktualitet CNA
Mul Noka nuk ndal vajin/ Pishinat pa leje të Irfanit, e nxjerrin
Flamur Noka

Pak kohë pasi CNA.al e shpalli në kërkim, numri dy i PD-së, Flamur Noka, filloi të shfaqet në ekran dhe të vajtojë pishinat pa leje të Irfan Hysenbelliut, që u prishën nga IKMT, pasi kishin zaptuar bregun e detit në Golem.

Pavarësisht se ka kaluar rreth një javë nga aksioni, Noka duket se po vijon të vajtojë pishinat.

Duke mos konsideruar zaptimin e plazhit me beton, ai e ka cilësuar prishjen e ndërtimit pa leje si hakmarrje primitive të një kryeministri jashtë realiteti.

“‘Prestige Resort’, goditja politike që Rama bëri ndaj pronarit të medias i dha kosto. Tentativë për të kuruar imazhin sepse shqiptarët nuk janë budallenj. E kishin parë Ramën të shkonte tek ‘Prestige Resort’, edhe me stilolaps në dorë duke bërë projektin, dhe kur pronari nuk pranon t’i bëjë fresk qeverisë, këta godasin. Nuk është goditur ‘Prestige’, por media. Ajo që ndodhi është presion ndaj mendia për të ndryshuar linjën editoriale.

Rama ka një problem, kërkon të ketë në kthetra çdo gjë në këtë vend. Mediat e Focus Media kur nuk janë në shërbim të tij, por pasqyrojnë të vërtetën, ai nuk e duron dot.

Your media has not accepted it and this is the primitive revenge of a Byzantine prime minister against the free media. By attacking this media, Rama warns other media: the reality is what I have in my head and not the truth", declared Noka./ BA - CNA.al





18:15 TODAY

Fake News-i i

Në 20 korrik të këtij viti, televizioni kombëtar "Top ...

Lajmet e fundit nga