web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq në Dibër/ Dëmtohet rruga në Selishtë dhe Qafë-Murrë

2023-11-29 08:59:00, Aktualitet CNA
Moti i keq në Dibër/ Dëmtohet rruga në Selishtë dhe
Foto ilustruese

Moti i keq që ka përfshirë Dibrën ka krijuar problematika në këtë qark.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar rruga në Selishtë.

Rruga është dëmtuar me një gjatësi rreth 30m, dhe është bërë e pakalueshme për lëvizjen e automjeteve.

Për këtë problematikë është njoftuar bashkia Dibër nga banorët dhe administratori.

Po ashtu problematika ka dhe në aksin Qafë-Murrë.

Raportohet se rreth 1 mijë banorë të kësaj zone kanë mbetur të izoluar./ CNA





Lajmet e fundit nga