web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshjet e dendura të shiut/ Rënie masive gurësh dhe dherash tek “Kthesa e Murrashit”

2023-11-29 08:15:00, Aktualitet CNA
Reshjet e dendura të shiut/ Rënie masive gurësh dhe dherash tek
Foto ilustruese

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin duke sjellë problematika në disa akse rrugore.

Mësohet se si pasojë e kushteve të këqija atmosferike në segmentin Çezma e Myftarit, Kthesa e Murrashit ka patur rënie masive të gurëve dhe dherave.

Drejtuesit e automjeteve kanë përjetuar momente paniku gjatë udhëtimit në këtë aks, teksa kanë parë gurë të përmasave të mëdha të bien nga kodra.

Mësohet se nuk ka patur të lënduar, por një numër i madh automjetesh kanë mbetur të bllokuara anës rrugës./ CNA





Lajmet e fundit nga