web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Materialet që nuk u hakeruan”/ Lutfi Dërvishi zbardh listën

2022-11-04 13:56:00, Aktualitet CNA

“Materialet që nuk u hakeruan”/ Lutfi Dërvishi zbardh

Gazetari Lutfi Dërvishi ka bërë ironi me situatën e hakerimit të të dhënave.

Dërvishi ka bërë një listë me materialet të cilat ju kanë shpëtuar hakerave.

Sigurisht që është një listë me nota ironie, për të treguar së të gjitha të dhënat e rëndësishme janë hakeruar.

“Publikohet lista e materialeve që nuk u hakeruan

Hakerat iranianë, si rezultat i qëndresë tonë nuk kanë arritur të marrin”, shkruan Dërvishi në rrjete sociale.

Lista

Publikohet lista e materialeve që nuk u hakeruan

Hakerat iranianë, si rezultat i qëndresë tonë nuk kanë arritur të marrin:

1-Listën e 28 mijë dëshmorëve.

2-Listën e organizatës së veteranëve (për shkak të volumit të madh me informacion)

3-Emrat e anëtarëve të partive kryesore politike. (Qenia anëtarë në disa parti ka çorientuar tabelat e excel -it)

4-Listën e investitorëve strategjik.

5-Emrat e pronarëve dhe numrat e shasive të dumdumeve të tregut të Medresesë.

6- Listëpagesën e incineratorëve!

7-Listën e denoncimeve në SPAK.

8- Sasinë dhe vendnndodhjen e kazanëve të mbeturinave.

9-Menunë analitike të 100 fshatrave turistike.

10- Sasinë dhe plan shpërndarjen e pikave të karburantit në Rrugën e Kombit.

11 - Sasinë dhe dislokimin e gomisterive në autostraden Thumane-Laç

12-Sasinë dhe plan shperndarjen e varrezave të automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.

13-Titujt, tekstet dhe partiturat e këngëve të bëragati për ceremonitë e inaugurimit të veprave madhështore në liste pritje.

14- Procesverbalet e mbledhjeve të Bordit të Transparencës

15- Listën me 6 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë 2022!

16- Nryshimet e pritshme n kabinetin Rama

17-Listën e kandidatëve të primareve të opozitës./CNA.al





Lajmet e fundit nga