web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana Marathon, on October 23/ Veliaj gives details, here are the road axes that will be blocked

2022-10-14 13:50:00, Aktualitet CNA
Tirana Marathon, on October 23/ Veliaj gives details, here are the road axes
Mayor Erion Veliaj

Mayor Erion Veliaj has held a meeting with the institutions for the organization of the Tirana Marathon "Run for Peace".

Veliaj revealed that, During the month of October, we will apply for the title "European City of Sports" and one of the evaluations of the jury in Brussels is whether Tirana has systematic management skills for some sports activities.

 “Këtë vit, kur Tirana ka mbajtur titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, kemi pasur rreth një  mijë aktivitete, por asnjë aktivitet tjetër nuk sjell një pjesëmarrje të jashtëzakonshme si Maratona e Tiranës, sepse vijnë jo vetëm sportistë, por edhe familjarë të tyre apo njerëz të apasionuar që duan të kalojnë gjithë fundjavën në atmosferën sportive të Tiranës. Gjatë muajit tetor do të aplikojmë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit” dhe një nga vlerësimet e jurisë në Bruksel është nëse Tirana ka aftësi menaxhuese sistematike për disa aktivitete sportive. Ndaj, besoj që organizimi i Maratonës së Tiranës, apo organizimi i eventeve të tjera sportive si: Kampionati U21 të Taekuondo, të Xhudos, të Triathlonës, etj., janë pjesë e CV-së tonë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj tregoi se cilat janë akset që do të bllokohen si pasojë e zhvillimit të aktivitetit.

“Rendi i rrugëve që do të bllokohen janë: Bulevardi “Zogu i Parë”, “Bulevardi i Ri, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, “Ibrahim Rugova”, “Myslym Shyri”, “Gjergj Fishta”, “Bajram Curri”, “Lekë Dukagjini”, Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Gjergj Filipi, rruga “Papa Gjon Pali”, rruga “Ismail Qemali” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ura te rruga e “Elbasanit, rruga “Xhoxh Bush” dhe rruga “Abdi Toptani”. Këtë itinerary do ta botojmë edhe në mediat sociale. Sigurisht, do të jetë e hapur Unaza e Madhe e Tiranës, për ata që do të bëjnë lëvizjet unazore, për të mos paralizuar totalisht jetën e qytetit. Gjithashtu, kërkoj mirëkuptim dhe të kemi një komunikim shumë të mirë me qytetarët për çështjen e parkimit. E kuptoj se një pjesë kanë parkime me kontratë, por do të duhet të tregojnë mirëkuptim, siç kanë treguar gjithmonë, që ne ta kemi qytetin në një situatë optimale”, sqaroi Veliaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga