The teachers continue the resistance/ "The boycott is in force, the stubborn government refuses to move"
The president of the University Employees' Union, Sand...

The divisive group of Alibeaj has submitted the lustration law to the Assembly. In a statement to the media, the deputy of Basha, Kreshnik Çollaku, said that the aim of this draft law is to protect the fragile Albanian institutions from individuals, who in their past have been engaged in the high management structures of the totalitarian communist regime. or the former State Insurance.
The full statement of Kreshnik Çollak
Në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u shkëputur nga sistemi totalitar komunist. Këto përpjekje janë shprehur nëpërmjet një sërë masash ligjore, institucionale dhe financiare, të cilat përfshihen në konceptin e “drejtësisë tranzitore”. Megjithatë, fatkeqësisht, nismat e ndërmarra në vendin tonë kanë rezultuar jo cilësore ose të pamjaftueshme për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë.
Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste. Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë.
Pikërisht, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij debati, dhe për të mbyllur një kapitull aspak të lavdishëm të Shqipërisë postkomuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, së bashku me ekspertët e saj, ka përgatitur një paketë ligjore për drejtësinë tranzitore, të materializuar në katër nisma ligjore, përkatësisht: (i) Projektligji për shpalljen muze kombëtar të Spacit dhe kampit të Tepelenës; (ii) Projektligji për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit: (iii) Projektligji për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist; dhe (iv) Projektligji për lustracionin.
Tre projektligjet e para janë depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa projektligji i lustracionit është depozituar sot. Ky projektligj është hartuar me mjaft kujdes, duke pasur vecanërisht në vëmendje vendimin nr. 9, datë 23.03.2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën e cmuar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Projektligji i propozuar reflekton standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me legjislacionin për pastërtinë e figurës (lustracionin). Qëllimi i këtij projektligji nuk është aspak hakmarrja, nxitja e urrejtjes, konfliktit apo përcarjes sociale, por nëpërmjet një kuadri ligjor të detajuar synon që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit. Kjo mbrojtje realizohet nëpërmjet shkarkimit nga detyra, në rastet kur personat janë të zgjedhur apo emëruar në detyrë, apo ndalimit të zgjedhjes apo emërimit, kur ata janë duke u përpjekur të zënë një funksion të caktuar publik.
Sidoqoftë, ky shkarkim nga detyra apo ndalim për të marrë një funksion publik nuk kryhet në mënyrë arbitrare, por nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor që respekton të gjitha të drejtat dhe garancitë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkatësisht, cdo funksionari apo kandidati i garantohet e drejta për t’u njohur me materialet e dosjes së tij, për t’i kundërshtuar gjetjet paraprake, për t’u dëgjuar në seancë publike, për t’u përfaqësuar vetë ose me avokat, për t’u njohur me vendimin e arsyetuar, dhe kur e vlerëson të arsyeshme për të bërë kundërshtimin e tij në gjykatë.
Projektligji ka përcaktuar në një listë shteruese rrethin e funksionarëve publikë që i nënshtrohen verifikimit. Kjo listë përmban funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar, qofshin ata të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Kuvendi, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, si dhe funksionarë që ushtrojnë detyra të një rëndësie të vecantë. Nga ana tjetër, lista e funksioneve të mbajtura gjatë regjimit totalitar komunist, i referohet vetëm atyre detyrave, të cilat kanë qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të dhunës dhe represionit, pra kanë shkaktuar një dëm aq të madh në shoqëri, sa duhen prezumuar fajtorë.
Ky projektligj përmban disa risi, një prej të cilave qëndron në faktin se për aplikimin e ndalimit të zgjedhjes, emërimit apo ushtrimit të funksioneve publike, Autoriteti i Dosjeve duhet të vlerësojë, përvec qënies ose jo në një pozicion të caktuar, edhe veprimtaritë e kryera dhe vullnetin e personit gjatë kryerjes së këtyre veprimeve. Kjo i përgjigjet standardit të vendosur nga jurisprudenca kushtetuese për individualizimin e fajit. Thjesht dhe vetëm fakti që një person ka pasur një pozicion apo ka qenë anëtar në një strukturë të caktuar, nuk nënkupton automatikisht shkarkimin e tij apo ndalimin e zgjedhjes a emërimit. Kërkohet gjithashtu që personi të ketë kryer disa veprimtari me vullnetin e tij. Projektligji përjashton nga përgjegjësia personat që kanë vepruar në kushtet e shtrëngimit a kanosjes, si dhe ata nën moshën 18 vjec.
Një tjetër risi e projektligjit, është fakti që funksionari gëzon të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe rasti i tij të mos bëhet publik. Nëse nga veprimtaria e tij iu është shkaktuar dëm të tretëve, mospublikimi vendoset nëse krahas aktit të tërheqjes, zyrtari ka paraqitur edhe një letër pranimi mbi faktet dhe ka kërkuar ndjesë për të dëmtuarit. Po ashtu, funksionari mund të shfaqë pendesë për veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin që të rrëfejë të gjithë të vërtetën që ai di. Kur rrëfimi rezulton i vërtetë, zyrtari përfiton përgjysmimin e kohës së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike. Në cdo rast për funksionarët e zgjedhur apo ata që kërkojnë të zgjidhen, periudha e ndalimit duhet të përfshijë së paku një proces zgjedhor, vendor apo të përgjithshëm.
Projektligji, në respekt të parimit të proporcionalitetit, ka përcaktuar edhe kohëzgjatjen e ndalimit, duke e kufizuar atë në 15 vjet nga data e marrjes së vendimit të Autoritetit, si dhe duke vendosur një afat maksimal për kohështrirjen e efekteve të projektligjit deri më 1 janar 2037. Afati 15-vjecar i ndalimit është i njëjti me atë të parashikuar nga Kushtetuta për magjistratët që shkarkohen nga detyra apo japin dorëheqjen me vullnetin e tyre. Duke qenë se ky afat ndalimi i është nënshtruar vlerësimit nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, duke u konsideruar proporcional, cmohet se është një ndalim i arsyeshëm.
Megjithëse, procedura e zhvilluar nga Autoriteti respekton me përpikëri parimet dhe standardet e procesit të rregullt ligjor, kjo nuk e pengon funksionarin, kur e vlerëson me vend, që t’ia nënshtrojë cështjen e tij gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj. Prandaj, projektligji ka përcaktuar të drejtën e subjektit për t’u ankuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Në cdo rast, funksionari mund të ushtrojë edhe të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. E drejta e ankimit i njihet edhe partive politike parlamentare, 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me cështjet e dekomunistizimit.
We would like to emphasize that the preparation of this legal package has begun since the beginning of this legislature, with a wide consultation with the associations of the politically persecuted, organizations working with decommunization issues and experts in the field, to arrive at four final products that aim to address the core of the problems.
The president of the University Employees' Union, Sand...
The replies and accusations at a distance between the lead...
Prime Minister Edi Rama has responded to criticism and accus...
Ardian Dvorani has reappeared on stage. As one of the can...
The Parliamentary Security Committee, like the last meetin...
The European Socialist Parties will meet today in Berl...
The head of the Teachers' Union, Sandër Kovaçi, in his spe...
The teachers have started the protest as they announced ea...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, ish kryetar...
Today SPAK requested the sequestration of Redjan Rraja...
Ilir Meta has attacked the Prosecutor's Office of Tirana. ...
Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të ...
Gjykata e Tiranës i ka dhënë “ok” ekstradimit të shtetasit...
Between the mayor of Tirana Erion Veliaj and the analyst A...
Veza është një nga produktet ushqimore që nuk mungon në as...
SPAK has announced today that with a court decision it has...
Based on the provisions of Law no. 10192 dated 03.12.2009 ...
Ashtu siç kishin paralajmëruar sot në orën 11 pritet të zh...
Kompania “Digitalb” ka nxjerrë reklamën më të re...
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me integr...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...