web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened

2023-01-15 14:52:00, Aktualitet CNA
Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened
Lefter Chestnut, illustrative photo

The deputy of the Democratic Party, Lefter Gështenja, has requested the verification of the purity of the picture. He revealed that he himself officially addressed the Files Authority, from where he received the answer that "neither he nor his family members have anything to do with the former State Security".

Just like before Gështenja was deceived by Alibeaj and they all deceived the Albanians together! Lefter's file was opened because Lefter asked for it.

Nëse CNA.al do kishte pasur në listë zotin Gështenja dhe do t'i kishte kërkuar Autoritetit të Dosjeve hapjen e dosjes për Lefterin, Autoriteti i Dosjeve do kishte dhënë përgjigje negative, për shkak të ligjit. Auroriteti do të thoshte: Nuk ua japim dot dosjen për Lefterin pa e kërkuar vetë Lefteri!

Lefteri e kërkoi vetë pa u ngatërruar ne me të. Bëri atë që mund ta kishte bërë edhe 2 vjet më parë kur mori mandatin.

E meqë Lefteri e di se ligji që reklamuan është një vërrë në ujë, u paska nisur një mesazh gjithë kolegëve të tij që në vend se të akuzojnë njëri-tjetrin, ta hedhin hapin vetë të parët e të vërtetojnë se figura e tyre është e pastër.

Po a nuk votoi Lefteri që dosjet të hapeshin?

Lexoni pak Lefterin:

“Ta fillojmë nga vetja! Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi. Përgjigjja erdhi:  ASNJË lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi!

I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ia kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin, por me moralin! Nuk u duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet”.

Po pse ato dosjet që "hapi" Gështenja kur votoi ndryshimet e ligjit për kë bënin fjalë?Apo meqë Lefteri sheh mazhorancën që i ngop shqiptarët me propogandë, u qenka vërsulur edhe ai me propogandën e vet!

Ky vendim i Gështenjës me sa duket erdhi pasi kuptoi që Kuvendi në të vërtetë nuk i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve.

Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened
Lefter Gështenja

Ajo që bëri Kuvendi është thjesht mundësia e Autoritetit për riverifikim të figurave të cilat kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.

Ndryshimet në ligjin nr. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt. Ligji që rezultoi thjesht si propagandë, u miratua pas debatesh false në Kuvend ku u përfshi edhe Kryeministri Rama.

Në "show"-n e radhës u përfshi edhe Lul Basha i cili u shfaq në sallë si king në momentin e votimit.

Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened

Një ditë më parë edhe deputeti demokrat Kreshnik Çollaku paralajmëroi se do t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Çollaku do  të marrë përgjigje negative për kërkesën e vet, por atë përgjigje do ta përjetojë në heshtje dhe ne nuk do e dëgjojmë më Çollakun ta hapë atë muhabet.

Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened

Nga ndryshimet e ligjit i vetmi ndryshim efektiv është heqja e mburojës për politikanët dhe pushtetarët për të cilët sipas ndryshimeve të vitit 2015, ndalohej me ligj riverifikimi i tyre për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet "Mezini" dhe "Bezhani".

Vetëm kaq!

Çdokush që pretendon se tanimë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ose bën propogandë ose nuk di të lexojë.

Heqja e kësaj mburoje u kërkua nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.

Lefter Chestnut opens only its own file, the others could not be opened

Pasi mburoja u hoq, askush nuk po kërkon më riverifikimin e Ilir Metajt. As Çollaku, e as Gështenja!Ky i fundit pasi nuk i hapi dosjet, mund të mos na hapte barkun me këtë hapjen e dosjes së vet!Vetëm Ilir Metaj me kërkesë mund ta hapë dosjen e vet!A nuk tingëllon më në fund si propogandë e gjithë loja me hapjen e dosjeve?/ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga