web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koncesionet dhe inceneratorët nxjerrin jashtë kontrollit Ramën/ Sulmon gazetarët

2023-08-23 13:11:00, Aktualitet CNA

Koncesionet dhe inceneratorët nxjerrin jashtë kontrollit Ramën/

Koncesionet dhe inceneratorët kanë nxjerrë jashtë kontrollit kryeministrin Edi Rama në konferencën për shtyp me gazetarët .

Pasi ka patur disa tentativa nga gazetarët për të marrë përgjigje për aferën korruptive të inceneratorëve dhe dhënien e koncesioneve tek personat që nuk kanë patur kapital apo nuk kanë kryer asnjë ekspertizë në këtë fushë , Rama u është kthyer me një gjuhë të ashpër.

Më falni se ka dhe një etikë. Bëni sikur nuk kuptoni apo çfarë? Nuk është kjo konferencë për asgjë tjetër përveç zbulimit të naftës. Është vetëm për këtë zbulim. Jemi këtu që me ndihmën tuaj dhe pyetjet njerëzit të mësojnë më shumë. Këtë që bëni ju mund ta bëjë vetëm një parti politike. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë pyetje të re janë pyetje të cilave unë u jam përgjigjur.

Drejtohuni zyrës së komunikimit bëni pyetjen dhe merrni përgjijget. Ju lutem pak etikë, pak minimum etike.  Shpresoj që kjo të mos sjellë ndonjë protestë për lirinë e shtypit”, tha Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga