web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi nuk kursen Alibeajn/ ‘Totalisht qesharak’

2023-01-11 16:29:00, Aktualitet CNA
Këlliçi nuk kursen Alibeajn/ ‘Totalisht qesharak’
Belind Këlliçi, kandidati i PD per kryetar bashkie Tirane

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, nuk ka kursyer Enkelejd Alibeajn pasi përjashtoi katër deputetët nga grupi parlamentar.

Në një prononcim për mediat është shprehur se, Alibeaj është treguar totalisht qesharak.

Sipas Këlliçit bëhet fjalën për vendimin e një individi që erdhi në PD si i persektuar dhe po bën atë që ka bërë partia e punës 45 vite.

?Unë nuk e kam bërë këtë autokritikë që ka kërkuar shoku Enkelejd Alibeaj, ndaj gjykoj që komisioni i dëbim internimeve që ka ngritur ai në mendjen e tij paska vendosur të marrë këtë hap totalisht qesharak. Në vend që sot të ishim në emisione dhe të flitej për faktin që e dërguam në SPAK Veliajn, vijmë për shkak të kësaj manovre të Alibeaj, që vetëm opozitarizmit nuk i shërben?, deklaron Këlliçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga