web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi, krah Presidentes së YEPP-së/ “Mbështetja e të rinjve europianë, garanci e fitores“

2023-01-11 13:31:00, Aktualitet CNA

Këlliçi, krah Presidentes së YEPP-së/

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Presidenten e YEPP, Lidia Pereira.

Këlliçi shkruan se, YEPP është busulla e orientimit që forcon më tej bashkëpunimin në prag të fushatës për zgjedhjet e Majit.

“Bashkë me Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, mikpritëm në Tiranë Zj. Lídia Pereira, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.

YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Mbështetja e të rinjve europianë për mua dhe adaptimi i modeleve më të mira perëndimore, është garanci e fitores dhe modelit ndryshe që do të sjellim pas 14 Majit në Bashkinë e Tiranës! FitojmëTiranën”, shkruan Këlliçi krah postimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga