web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investigimi i

2024-04-24 14:44:00, Aktualitet CNA
Investigimi i
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një konferencë shtypi për gazetarët në Vlorë.

Meta nuk nguroi edhe ditën e sotme të sulmonte sërish, sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin.

Ilir Meta deklaroi se emisioni investigativ ishte vetëm një episod i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar.

“Krimi për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive.

Jemi këtu në vendin ku fikeshin radarët për të kaluar hambarët me drogë. 

Ajo që "Rai" ka treguar është një episod i vogël i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar dhe kriminaliteti i cili për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP.

Rama nuk harxhoi asnjë sekondë të mbronte vëllain e tij të akuzuar, por mbrojti si asnjëherë tjetër dhe askënd në botë, shefin e tij Don Agaçin, siç i thotë doktori jonë i madh”, tha Ilir Meta./ CNA





10:24 TODAY

Shtyhet seanca/

Është shtyrë për në 8 maj seanca gjyqsore në Gjykatën e Ap...

Lajmet e fundit nga