Rama shoots Kurt for the situation in the north: His fate is not at stake, but Kosovo's
Prime Minister Edi Rama is speaking at a media conference ...

Bashkitë e qarkut të Fierit i rritën sërish kostot për depozitimin e mbetjeve, pasi administratori i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi aplikoi një tarifë porte prej 12 euro/ ton, ndërkohë që mali me plehra sa vjen e rritet.
Bashkitë e qarkut të Fierit do të rrisin kostot për depozitimin e mbetjeve të tyre urbane në landfillin e inceneratorit të Fierit, pasi administratori Faraudin Arapi ka vendosur që të aplikojë një tarifë porte prej 12 eurosh për ton nga 1 prilli i këtij viti.
Historia e rritjes së kostove fillon që në janar, kur gjashtë bashkitë e qarkut morën një marrëveshje të re nga kompania e sekuestruar, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, bashkë me kushtin që nuk do të lejoheshin që t'i depozitonin mbetjet në landfill nëse nuk paguanin 12 euro ose 1400 lekë për ton.
BIRN mësoi se kryetarët e bashkive të Fierit, Lushnjes dhe Roskovecit e firmosën këtë marrëveshje dhe e miratuan atë në Këshillin Bashkiak në muajin mars, ndërsa bashkitë e Patosit dhe të Divjakës refuzuan fillimisht që ta firmosnin atë për mungesë fondesh.
Si pasojë, të dyja bashkitë iu rikthyen fushave të vjetra të plehrave, pasi inceneratori i Fierit u mbylli dyert për mospagim detyrimesh.
“Prej disa javësh bashkia e Patosit po i depoziton mbetjet në fushën e vjetër të mbeturinave për shkak të një ngërçi instituicional,” tha për BIRN Artiol Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike për bashkinë e Patosit.
Por kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balilaj i tha BIRN të mërkurën se situata me tarifën ishte “një keqkuptim” dhe se ata kishin rënë dakord tashmë që t'i çonin mbetjet në inceneratorin e Fierit.

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenin Klodian Zoto. Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë ndodhen aktualisht në gjyq lidhur me akuza të ngjashme.
Pas sekuestrimit, inceneratori i Fierit administrohet nga Farudin Arapi nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Arapi i tha BIRN se tarifa prej 12 eurosh ishte e domosdoshme për mbarëvajtjen e punës.
“Ne bëmë llogaritjet për të vazhduar grumbullimin e mbetjeve dhe vendosëm një kosto minimale prej 12 euro për ton mbetjesh. Parashikimi në projekt për këtë tarifë është 25 euro për ton mbetjesh,” tha Arapi.
I pyetur për bllokimin e bashkive të Patosit dhe Divjakës, Arapi tha se ato nuk kishin paguar detyrimet.
“Ne i kemi lejuar gjithësesi këto bashki të depozitojnë mbetjet deri një muaj më parë, por tani u detyruam të mos i pranojnë më, pasi nuk kanë paguar detyrimet,” tha ai.

Hot-spot mjedisor
Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë atë në punë; para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.
Depozitimi prej një viti e gjysmë i tonelatave të mbetjeve nga pesë bashkitë e qarkut të Fierit ka krijuar një pirg të madh plehrash të patrajtuara në këtë zonë dhe një rrezik të ri mjedisor.
“Kur e morëm në dorëzim inceneratorin, linja e diferencimit të mbetjeve nuk ishte gati. Ne pritëm një fond që ta vendosnim në punë, por nuk u miratua nga qeveria dhe bëhet vetëm depozitimi i mbetjeve,” tha Arapi.
Punëtorë të inceneratorit të Fierit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kapaciteti i vendeve të depozitimit është drejt limitit.
“Ka mbetur edhe një parcelë bosh, të gjitha të tjerat janë të zëna. Era e keqe ndjehet shumë, madje ka filluar të ndjehet edhe në fshat. Banorët ankohen,” tha punonjësi.
Por ndërsa landfillet e inceneratorit të Fierit janë në emergjencë, bashkitë e qarkut janë të kënaqura që e kanë hequr hallin e mbetjeve nga duart e tyre.
“Ne kemi dërguar rregullisht mbetje në incinerator, përveç disa ndërprerjeve të shkurtra si në rastet kur punonjësit protestuan për pagat. Kemi pikën e grumbullimit pranë ish Azotikut, ku mblidhen mbetjet e më pas dërgohen në incinerator,” tha Fatjon Elezi nga bashkia e Fierit.
“Nuk është pjesë e jona se çfarë bëhet me mbetjet, pasi i dorëzojmë ato,” përfundoi ai./ Reporter.al
Prime Minister Edi Rama is speaking at a media conference ...
The following are the scenarios and schemes for the trial ...
The Ministry of Foreign Affairs has started the procedures...
The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhaçka, ...
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të dalë par...
The High Inspector of Justice, Artur Metani, presented...
A strong warning was given today by the criminalistics...
Ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë, Indr...
A few moments ago, it was decided when the court session w...
The President of the Republic, Bajram Begaj, held a meetin...
SPAK issued several arrest warrants for 10 officials and f...
GJKKO accepted today the families of the victims of th...
GJKKO, in today's session for the Gërdec file, postponed t...
The Minister of Economy and Finance, Delina Ibrahimaj, aft...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Today at 14:00, the court session against the former minis...
After three years in SPAK, the head of the SP group, Taula...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është pyetur nga ga...
Today, during the meeting of the Council of Ministers, the...
Prime Minister Edi Rama and the Mayor of Tirana, Erion Vel...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...