web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I arrestuar nga SPAK/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

2023-06-08 08:39:00, Aktualitet CNA

I arrestuar nga SPAK/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të dalë para gjykatës sot bashkë me ish zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Pas raportimit në media, Dako u vetëdorëzua në polici.

Ashtu siç raportoi dje CNA, dy faktet penale që kanë qenë objekt hetimi nga SPAK janë procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.





Lajmet e fundit nga