web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inceneratorët/ Lefter Koka i kalon “faturën” Ministrisë së Financave

2023-09-06 12:47:00, Aktualitet CNA

Inceneratorët/ Lefter Koka i kalon “faturën”

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Koka ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Sipas avokatit të ish ministrit Lefter Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarëse sa i takon çështje së inceneratorëve.

Avokati ka theksuar se Koka ka nënshkruar kontratën si titullar dhe jo si vendimmarrës.

 “Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Lefter Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimarrës”, tha avokati Julian Mërtiri.

Më tej, avokati ka nënvizuar se Koka nuk ka asnjë kontakt me koncesionarët dhe se akuza nuk ka provuar as marrëveshje dhe as marrëdhënie parash.

 “Lefter Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash”, theksoi avokati.

Ndër të tjera, avokati i ka kaluar faturën Ministrisë së Financave duke thënë se ajo ka vlerësuar ligjshmërin ëe procedurës dhe ka lëvruar fondet publike.

Ndër të tjera avokati tha se ka qenë Ministria e Financave që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike.

“Nëse do të kishte konstatuar probleme le ta kthente. Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse”, -tha me tej avokati./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga