web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për

2026-01-22 22:06:00, Aktualitet CNA

Hetimet për

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme edhe lidhur me hetimet për “21 janarin”. E ftuar në emisionin “ Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Lala tha se aktualisht SPAK është në pritje të disa dokumenteve për të vijuar me hetimet për çështjen.

Gazetarja tha se ka dy mënyra për të zbardhur për të zbardhur ngjarjen e plotë ku u vranë katër protestues. Sipas saj e para është që deputeti Agron Malaj të marrë statusin e të penduarit dhe të tregojë kush e ka dhënë urdhrin për të hapur zjarr ndaj protestuesve. Të dytën ajo përmendi zbulimin e komunikimeve të plota në radiot e zyrtarëve të gardës.

"SPAK ka mbetur në pritje të përgjigjeve të akt ekspertimeve, ku është dërguar predha që është hequr nga trupi i Aleks Nikës. Pa marrë këtë, SPAK nuk mund të vijojë. Janë pyetur dëshmitarët kryesore, Berisha, Basha, Topi, disa nga punonjësit e gardës, është marrë dosja e vjetër, pra duke qenë se ka mbetur në këto dy akte ekspertimi, që lidhet edhe me disa komunikime në radio, pra duhen pritur këto rezultate. Në njëfarë mënyrë duket sikur ka mbetur në pritje të dokumentave.

Kam qenë skeptike për ngjarjet e 21 janarit, nëse do të zbardhen. Kam menduar që politika nuk ka interes ta zbardhë. Ka patur një urdhër për të qëlluar mbi protestuesit. Se cili është personi që e ka dhënë urdhrin, duhet ta sqarojë drejtësia. Mënyra si janë zhvilluar ngjarjet në atë kohë, kishte disa momente. Iu dha kohë autorëve të dyshuar të shkatërronin provat materiale, të prishini pistoletat, kallashnokovët, të prishej serveri i Kryeministrisë, iu dha kohë për vite me rradhë. Nuk është vetëm pjesa e Berishës, që bëri aktin më të paprecedent duke mos zbatuar vendimin e prokurorisë për ndalimin e zinxhirit të gardës, por më vonë e mori pushtetin Rama dhe po të kishte vullnet për ta zbardhur, do të bëhej.

Po i kërkojmë një insitucioni drejtësia të zbardhë një ngjarje, me një dosje të shkatërrur. Kam parë xhaxhain e Aleks Nikës të pikëlluar, tha “SPAK deri tani po rikuperon një dosje maskaradë që ishte bërë nga prokuroritë e tjera”. Në këto kushte, kam qenë skeptike, ka vetëm një mundësi të zbardhet ngjarja. Agron Malaj është deputet, ka qenë komandant i grupit të zjarrit, e di shumë mirë se kush e ka dhënë urdhrin, nëse merr statusin si i penduar, ai zbardhet.

E dyta, të zbulohen komunikimet e plota në radiot e zyrtarëve të gardës, sepse ne kemi vetëm fragmente që nuk e tregojnë të gjithën. Vetëm këto janë mundësitë. Edhe po u përcaktua plumbi i Nikës nga ka dalë, jemi sërish të ekzekutori", tha Lala. /CNA





Lajmet e fundit nga