web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gëlltiti një dozë kokainë/ Si e humbi jetën 32-vjeçari

2022-10-20 15:04:00, Aktualitet CNA
Gëlltiti një dozë kokainë/ Si e humbi jetën
Lear Kurti

Një përndjekje nga policia në orët ë para të mesnatës së djehsme, kanë bërë që këto të jenë momentet e fundit të jetës për 32-vjeçarin Lear Kurti.

CNA.al ka mësuar se të riut i është bërë thirrje për të ndaluar, por i riu nuk i është bindur urdhërit. Në momentin që të riut i është kërkuar që të paraqesë dokumentin e identifikimit ai ka vrapuar, duke mos iu bindur urdhërit.

Policia e ka ndjekur nga pas dhe kanë arritur t’a ndalojnë të riun në rrugën “Don Bosko”, e më pas e kanë shoqëruar të riun në Komisariatin Nr.3 të Tiranës.

Burime për CNA.al tregojnë se i riu ishte shpërndarës droge në zonën e ish-Parkut, dhe me sa duket në momentin kur policia i ka bërë thirrje për t’a ndaluar, i riu ka gëlltitur qeset me kokainë.

Gjatë rrugës i riu ka shfaqur problem shëndëtësore, kryesisht dridhje trupi.

I riu ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Sipas ekspertizës paraprake ka rezultuar se i riu ka ndërruar jetë për shkak të overdozës, pasi në stomak i është gjetur një një përmbajtje plastike disa cm. 

Dyshohet se i riu ka gëlltitur një dozë kokaine, për t’i shpëtuar kapjes nga policia, pork jo ka rezultuar fatale për të.

Burimet bëjnë më dije gjithashtu se i riu nuk është dhunuar, ndërkohë që policia ka sekuestruar të gjitha kamerat.

I riu gjithashtu dyshohet se vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, dhe këtë e kishte konfirmuar edhe me kartelë.

Aktualisht po merren në pyetje efektivët që ishin të pranishëm për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga