web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mafia assassinations / 7 murders that shocked Shkodra during 2022

2022-09-19 16:02:00, Aktualitet CNA

Mafia assassinations / 7 murders that shocked Shkodra during 2022

The murder of 19-year-old Erjon Xhenje from Shkodra, yesterday, was another murder added to the saga of crimes in the city of Shkodra for the year 2022.

A young boy, fresh out of high school, lost his life just because he was related by blood to some people with a criminal past. 

We still operate the law of canon, revenge, since security and order have ended. The year 2022 has been one of the years with the most murders, especially in the city of Shkodra, and this is only because justice is not working properly. 

Drejtorët e policisë, punonjës e me në krye, të parin e shtetit, flasin vazhdimisht se si krimi i organizuar po zhduken, duke shkarkuar e emëruar drejtorë, duke krijuar struktura të reja, të cilat deri më sot nuk po sjellin asnjë rezultat.

“Sipari” kriminal i këtij viti për Shkodrën u hap mbrëmjen e 4 Janarit me atentatin nsaj e Kastriot Pirolit (34 vjeç). Dyshohej se sulmi ndaj tij lidhej me një vrasje të kryer në Malin e Zi.

Rreth një muaj më vonë, më 13 shkurt 2022, do të ekzekutohej Prek Tonaj (48 vjeç), për të vijuar më pas më vrasjen e Admir Bajrit (38 vjeç) në datën 9 Mars, i cili u qëllua më breshëri plumbash dhe mbeti i plagosur rëndë.

Nazmi Bandula do të ishte një tjetër i shënjestruar, i cili u sulmua në një atentat tipit mafioz në datën 12 prill në Shkodër. Figura e tij ishte mjaft e njohur për policinë, por derisa sa e gjeti vdekja ai vijonte i lirë aktivitetin e tij.

Një javë më vonë, në mbrëmjen e 12 prillit, një tjetër atentat i mistershëm ndodhi kundrejt shtetasit Edi Reçaj, në lagjen “Perash” të Shkodrës. Ngjarja end enuk është zbardhur.

Në datën 3 qershor një tjetër lajm atentati erdhi nga Shkodra, ku mbeti i vrarë shtetasi Naim Bajri dhe u plagos miku i tij Astrit Zeneli.

Sakaq në 14 qershor ishte shtetasi Pjerin Bushtulli, të cilin e “priste” një tjetër atentat mafioz në Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë.

Një ditë më vonë, në 15 qershor 2022, ishte 75-vjeçari Lulash Qepuri, i cili mbeti viktimë e një atentati në zonën e njohur si “Stom Golem”.

Pas një korriku pa shumë “telashe”, ku dhe gushti dukej se po shkonte mirë, në datën 23 të këtij muaji mbeti i vrarë një tjetër shtetas, Agron Metushi. Shkak për këtë u bë një debat në një lokal në Shelqet me vrasësin e tij Alfond Palushi.

Në fillim të këtij muaji (ngjarja është ende e freskët), në datën 2 shtator mbeti i vrarë 57-vjeçari Ismet Çekorja. Vetëm 4 ditë para se të vritej ai doli në media dhe tha publikisht se jeta e tij ishte në rrezik.

Dhe ngjarja e fundit ndodhi mbrëmjen e djeshme më 18 shtator, ku humbi jetën një djalë i ri vetëm 19 vjeç.

Nuk është diçka e re tashmë, këto vrasje do të mbeten në arkivat e policisë së Shkodrës, edhe pse një qytet me një “grusht” njerëz, ku porositësi, autorët dhe viktimat jetojnë dera-derës.

Por të rrezikuar nuk mbeten vetëm qytetarët, por edhe vetë uniformat blu qe janë caktuar për të mbrojtur qytetarët. Rikujtojmë se 5 efektivë të Shkodrës përgjatë këtij viti kanë qënë target i kanosjes, ku janë kërcënuar me djegie banese e deri tek vendosja e tritolit në banesat e tyre. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak se morën pjesë në operacionin antikanabis në Dukagjin.

Shkodra djep i kulturës, i shquar për humor, për art, për sport, turizëm e gjithçka tjetër që mund ta shndërronte në një qytet me siguri më të larte dhe ekonomi më të lartë, por që kur strukturat e rendit po tregojnë indiferencën e tyre, papritur na kanë dalë disa pronarë që po bëjnë “zap” të mirën e përbashkët dhe po kërcënojnë qetësinë.

5 members of the Shkodra Police throughout this year have been the target of threats, from burning property to placing tear gas in homes. Their only fault was participating in the anti-cannabis operations in Dukagjin./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga