web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do ekzekutohej bashkë me Albin Kurtin/ Reagon deputeti: Më kanë paralajmëru por s’kam pas mbrojtje

2022-09-19 13:51:00, Aktualitet CNA
Do ekzekutohej bashkë me Albin Kurtin/ Reagon deputeti: Më kanë
Xhavit Haliti

Pas publikimit të informacioneve në media, bazuar në dokumentin e publikuar nga hakerët, në të cilin thuhet se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, ka reaguar dhe ky i fundit.

Në një prononcim për gazetën Ekspres, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se ka pas paralajmërime nga policia për atentat ndaj tij, por thekson se situatat si kjo ai i ka ?të rregullta?.

?Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta?, tha Haliti.

I pyetur nëse ka pas informacione nga policia në vitin 2021, ai tha: ?Më kanë tregu që është diçka por skam pas (mbrojtje). Ndoshta në distancë e që se kam ditë?.

Por, Haliti tha se rreth tri vjet më parë ai është ruajtur për gjashtë muaj nga mbrojtja e afërt e policisë.

I pyetur nëse është informuar rreth arsyes së mundshme rreth vrasjes së tij, ai tha ?nuk e di, ata e dinë?.





Lajmet e fundit nga