web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Erdhi për të mbështetur protestën”/ Koçeku takon eurodeputeten franceze në Tiranë

2026-07-13 19:54:00, Aktualitet CNA

“Erdhi për të mbështetur protestën”/

Deputetja Marjana Koçeku ka takuar eurodeputeten franceze Emma Fourreau, e cila ka ardhur në Tiranë për të mbështetur protestën qytetare.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se me eurodeputeten kanë folur për çështjen e mjedisit.

Sipas saj mjedisi nuk njeh parti dhe mbrojtja e natyrës është prova më e madhe e përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës.

Postimi i plotë: 

Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.

Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.

Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.

Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht. /CNA





Lajmet e fundit nga