web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua t'ua them në sy/ Rama: Kjo qeveri i e poshtër nuk e prodhot dot vetë energjinë

2022-09-08 09:33:00, Aktualitet CNA
Dua t'ua them në sy/ Rama: Kjo qeveri i e poshtër nuk e prodhot
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme paketën e re anti-krizë. Teksa ka zbuluar se çfarë përfshin kjo paketë dhe kush përfiton nga kjo paketë, Rama është ndalur për të folru mbi krizën e energjisë.

Rama tha se Shqipëria edhe në vitin e saj më të mirë të reshjeve dhe me hidrocentralet plot nuk do të e prodhon dot vetë gjithë energjinë që i duhet.

Ndër të tjera Rama shton se, synimi i qeverisë është ta kthejë Shqipërinë në një vend importues të energjisë.

“Për ata që këmbëngulin se energjia na bie nga qielli, që nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që shet energjinë për gjëra të tjera, dua t’iu them që kjo është diçka e pakuptimtë. Dua ta mbyll duke iu thënë diçka duke iu parë në sy.

Shqipëria edhe në vitin e vet më të mirë përsa i përket reshjeve, është një vit që nuk po na vjen prej katër vjetësh nuk e prodhon dot të tërë energjinë që i duhet, edhe kur hidrocentralet janë plot. Në vitin më të mirë Shqipëria duhet të dali në treg dhe të importojë Shqipëria paguan me çmimet marrëmendëse të tregut. Ky është fakt. Transoformimi i Shqipërisë në një importues është synimi ynë”, tha Rama./ CNA.al 





Lajmet e fundit nga