web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumentat/ Si Rilindja bleu kryerarin e PD Korçë

2022-06-23 16:36:00, Aktualitet CNA
Dokumentat/ Si Rilindja bleu kryerarin e PD Korçë
Selia e PS

Pas zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, në qytetin e Korçës në krye të degës së PD u zgjodh Devis Osmani.

CNA.al ka raportuar në disa shkrime ndërhyrjet e socialistëve dhe Niko Peleshit për të zgjedhur pikërisht Osmanin si kryetar të PD-së në Korçë.

Ndërsa sot, po tregojmë përmes dokumentave zyratre, se si Rilindja e ka “blerë” kryerarin e PD Korçë.

Devis Osmani sipas të dhënave, rezulton pronar i një komapnie Natyral Fruit shpk, e krijuar në datën 10 janar 2019 dhe me adresë në Bulgarec të Korçës dhe me numër NIPT L93711002D.

Për ndërtimin e kësaj kompanie, Osmani ka pasur një kapital relativisht të ulët, vetëm 100.000 lekë.

Objekti i aktivitetit është tregetim, ruajtje, magazinim dhe përpunim të produkteve bujqësore, fruta perime dhe blektorale etj. Po ashtu, ky aktivitet funksionon edhe për import eksport të prodhimeve bujqësore, blektorale, industrial, fruta perime, dhe transportimin e të gjithë këtyre mallrave. Import eksport të materialeve ndërtimore, lëndë drusore, materiale inerte, tulla, dhe transportimin e tyre. Ndërtimin e kësaj kompanie, kryetari i PD-së në Korçë duket se nuk e ka pasur pa mbështetje nga qeveria.

Dokumentat/ Si Rilindja bleu kryerarin e PD Korçë
Dokumenti i QKB-së

“Blerja” nga Rilindja

Devis Osmani figuron që e ka krijuar kompaninë e tij në 10 janar të vitit 2019, kohë kjo kur Niko Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Peleshi e ka mbajtur këtë detyrë nga muaji shtator 2017 – janar 2019.

Pra, para se ministri i socialistëve të dorëzonte detyrën, ai do i jepte mbështetjen “njeriut të tij” në radhët e demokratëve.

Përmes Natyral Fruit, duke i ofruar gjithë mbështetjen e qeverisë, Rilindja duket hapur se ka blerë Devis Osmanin, të cilit së fundmi i “dhuroi” edhe drejtimin e PD-së së Korçës. Sipas të dhënave në QKB të siguruara nga CNA.al, Natyral Fruit e ka të vlefshme liçensën deri në 10 janar 2024.

Mbështetjet nga ana e socialistëve për Devis Osmanin, nuk kanë munguar, dhe pritet të shihen në vijim se kush do jenë “benefitet” e tjera për kreun e PD-së Korçë nga Rilindja./CNA.al





Lajmet e fundit nga