Accused of forging documents / GJKKO dismisses the case against the KPC member
The Special Court Against Corruption and Organized Cri...

Për vitin e dytë radhazi, Rrjeti Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, publikon Raportin "Treguesit mbi Nivelin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri 2021".
Nga raporti është vërejtur se dispozitat e Kushtetutës nuk zbatohen plotësisht në praktikë dhe në 2021-shin ka pasur shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit.
Gjithashtu është evidentuar se cilësia e përmbajtjes së raportimeve, si dhe pavarësia editoriale u përkeqësuan me rritjen e vetëcensurës nga gazetarët dhe zvogëlimin e hapësirës për gazetari të pavarur, kritike dhe investigative për shkak të frikësimit, presionit dhe ngacmimit.
Kjo pasi, Institucionet shtetërore në Shqipëri nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të posaçëm për gazetarët dhe stafin e mediave për t’u ofruar atyre masa mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar.
Një shqetësim tjetër madhor që ka paraqitur raporti, është përpjekja për ta bërë gazetarinë të duket si e dalë jashtë mode, duke e ndërthurur me ndjenja antipatie kundër mediave, me gjuhë denigruese dhe mbyllje të dyerve ndaj gazetarëve duke mos dhënë konferenca për shtyp dhe duke përqendruar informacionin publik në pak duar.
Përfundimet e raportit për situatën e medias në Shqipëri në 2021:
Edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, të medias dhe të informimit, dispozitat e saj nuk zbatohen plotësisht në praktikë ku në 2021 evidentohen në Shqipëri shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit. Sfida kryesore strukturore e ekosistemit mediatik që ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri është marrëdhënia e ndërthurur simbiotike mes interesave të fuqishme ekonomike dhe politike në sistemin mediatik, përfshirë këtu, në disa raste, ndikimin e krimit të organizuar. Praktika e përdorimit të mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri dhe, duke pasur parasysh përhapjen e madhe të korrupsionit, pritshmëritë janë të pakta që raste të tilla të denoncohen dhe të hetohen. Shqipëria ka një mjedis mediatik të mbipopulluar për sa i përket numrit të mediave, por një treg të kufizuar reklamash dhe përqendrim të pronësisë së medias tek disa pronarë/familje që i përdorin ato si mjet për ndikim politik dhe përfitime ekonomike.
Në vitin 2021, cilësia e përmbajtjes së raportimeve si dhe pavarësia editoriale u përkeqësuan me rritjen e vetëcensurës nga gazetarët dhe zvogëlimit të hapësirës për gazetari të pavarur, kritike dhe investigative për shkak të frikësimit, presionit dhe ngacmimit. Numri i sulmeve ndaj sigurisë fizike dhe jetës së gazetarëve dhe të afërmve të tyre është i vogël në Shqipëri. Megjithatë, edhe ato pak raste që raportohen nuk hetohen siç duhet ose nuk ka transparencë të mirëfilltë për këto hetime. Institucionet shtetërore në Shqipëri nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të posaçëm për gazetarët dhe stafin e mediave për t’u ofruar atyre masa mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar.
Për sa i përket autoritetit rregullator të medias, vihet re se janë bërë hapa prapa në drejtim të pavarësisë së tij në vitin 2021 pas zgjedhjes në korrik të një personi të lidhur politikisht me partinë në pushtet si kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Gjithashtu, RTSh ka funksionuar pa drejtor të përgjithshëm për 7 muaj, teksa drejtori i mëparshëm u arrestuar me akuzën për korrupsion. Në shtator 2021, qeveria njoftoi krijimin e një Agjencie të re për Media dhe Informim (AMI) që do të centralizonte në një agjenci të vetme marrëdhëniet me publikun dhe informacionin publik të ministrive dhe institucioneve të tyre, agjenci që filloi nga puna në fillim të vitit 2022. Në 2021, aksesi i kufizuar tek informacioni publik mbeti një pengesë e madhe për gazetarinë cilësore, veçanërisht për mediat kritike dhe investigative. Zbatimi me mangësi i kuadrit ligjor për të drejtën e informimit, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik, kulturës së fshehtësisë dhe ruajtjes së informacionit publik, dhe mekanizmave të mangët për zbatimin e masave të llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve qeveritare ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe pavarësinë e raportimit.
Ajo që kërcënon sigurinë e gazetarëve janë kushtet e tyre të punës, zbatimi i dobët i Kodit të Punës, sfidat specifike gjinore në sektorin e medias, shqetësimet e sigurisë dixhitale si dhe nxitja e ndjenjës së antipatisë ndaj mediave dhe presionet e përgjithshme kundër tyre. Një shqetësim tjetër madhor është përpjekja për ta bërë gazetarinë të duket si e dalë jashtë mode duke e ndërthurur me ndjenja antipatie kundër mediave, me gjuhë denigruese dhe mbyllje të dyerve ndaj gazetarëve duke mos dhënë konferenca për shtyp dhe duke përqendruar informacionin publik në pak duar. Ndjenjat e antipatisë kundër mediave shprehen nga aktorët politikë, veçanërisht nga kryeministri dhe deputetë dhe ministrat e Partisë Socialiste, të cilët vazhdimisht shtojnë presionet mbi mediat, sidomos ndaj mediave të pavarura, kritike dhe investigative./ B.A. - CNA.al
The Special Court Against Corruption and Organized Cri...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale vendosi që...
"SPAK and justice reform as a whole have been done wit...
225 companies members of the American Chamber have complai...
Ajas Sulejmani has left the prison cell, where he was ...
SMI has recently started shouting about the road segme...
Journalist Klodian Tomorri has given a strong "slap" to th...
Ajas Sulejmani, the perpetrator who crashed his car in...
The new court map has caused chaos in several courts in th...
Yesterday's event in Shkodra, where Suida Kukës was at...
Retail price of gasoline by-product of standard SSH EN 590...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsi...
Today was held the meeting of the Special Parliamentary Co...
The court of Tirana has suspended 7 officials of the C...
Gas deposits near apartments have once again put Porto Rom...
The Cadastre Agency has become a problem not only for ...
The Transparency Board has decided to reduce the price of ...
Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodë...
The Minister of Interior, Bledi Çuçi, has returned Rex...
The Armed Forces have been in support of the citizens....
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...