web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNN: Amerikanët me pushime në Evropë, Shqipëria një nga destinacionet

2022-08-18 17:20:00, Aktualitet CNA
CNN: Amerikanët me pushime në Evropë, Shqipëria një nga
Bregdeti shqiptar në Ksamil

Teka po shënohet piku i sezonit turistik, media prestigjoze amerikane, CNN, ka cilësuar Shqipërinë si një nga destinacionet ku amerikanët kanë vendosur të kalojnë pushimet.

CNN raporton se shtetasit amerikanë kanë vendosur që këto pushime verore t’i kalojnë në Evropë.

Kjo media ka listuar Francën, Portugalinë, Italinë, Spanjën, Kroacinë, Greqinë dhe Shqipërinë si destinacionet kryesore.

“Shumë më pak i trazuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik të Shqipërisë është ende disi një sekret që ruhet mes udhëtarëve të mençur – por nuk ka gjasa të qëndrojë këshut për një kohë të gjatë.

“Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Mandic i Secret Dalmacia. “Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.”

Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare e Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me pjata të lira me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të nxjerrë direkt nga deti Jon, duke vështruar hapësirën e saj vezulluese.”, thuhet ndër të tjera në artikull./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga