web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blloku blu që fundosi Qaton dhe Mollën/ Shumat e parave që përfituan në 2018

2024-04-01 11:38:00, Aktualitet CNA
Blloku blu që fundosi Qaton dhe Mollën/ Shumat e parave që
Mariglen Qato dhe Redi Molla

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës. Më 28 mars GJKKO-ja dha 9 masa sigurie për drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt. CNA ka raportuar se hetimet për këtë dosje vijojnë dhe se ka edhe drejtorë të tjerë të cilët kanë shkelur ligjin. 

Në dosjen hetmore nënvizohet se gjatë kontrollit në ambientet e zyrës së kompanisë "5D" është gjetur një bllok ngjyrë blu me mbishkrimin "BAYLAN", i cili i përket Nestor Muhametllarit, në të cilën janë gjetur shënime shumë të rëndësishme për hetimin, ku janë shpërblyer me shuma parash drejtorët e Veliajt, Mariglen Qato dhe Redi Molla. 

Nga shënimet e mbajtura në bllok rezulton se është pasqyruar fakti se Redi Molla ka marrë shumën prej 11 milionë lekë nga fitimi i realizuar në vitin 2018 nga kompania “5D”. Ndërkohë në të njëjtim bllok shënimesh rezulton se Mariglen Qato ka marrë 4 milionë lekë nga fitimi i kompanisë.

Pra, duket qartë skema se si Mariglen Qato ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë përfituar shuma monetare.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D"./CNA 

 

Blloku blu që fundosi Qaton dhe Mollën/ Shumat e parave që
Shënimet e gjetura në bllok




22:16 TODAY

Falling birth alarm

Fertility rates have fallen steadily in these three decade...

Lajmet e fundit nga