web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blinken telefonon Ramën/ Zbardhet biseda

2022-09-13 09:09:00, Aktualitet CNA

Blinken telefonon Ramën/ Zbardhet biseda

"Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka  folur dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama, siç njofton ambasada amerikane duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale””, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./CNA.al





Lajmet e fundit nga