web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Ramës për SPAK/ Arben Kraja shmang përgjigjen: S’merrem me politikë

2022-09-12 22:13:00, Aktualitet CNA
Akuzat e Ramës për SPAK/ Arben Kraja shmang përgjigjen:
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja shmangu çdo koment për akuzat që atij i vijnë nga politika.

Njësoj veproi edhe për qëndrimin e kryeministrit, i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj SPAK në prill dhe në maj të këtij viti në lidhje me mungesën e rezultateve për hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish presidentit Ilir Meta.

Pjesë nga intervista e kreut të SPAK për emisionin “Pa Censurë”

Elona Meço: Në lidhje me punën tuaj, ju keni patur akuza shumë të forta nga kryeministri Rama se nuk po hetoni ata që ai i ka quajtur kampionë të korrupsionit të qeverisjes së shkuar. E ka fjalën edhe për zotin Berisha, edhe për zotin Metaj. Rama e ka quajtur këtë një turp të SPAK-ut. Ju si i përgjigjeni?

Arben Kraja: Nuk dua të merrem me deklarata politike. Ne bëjmë punën tonë, vlerësojmë provat. Dikush na shan, dikush na lëvdon, kjo është çështje e tyre, bëjnë komentet e tyre.

Elona Meço: Megjithatë, i jepni të drejtë kryeministrit, shikoni diçka që vlen tek kritikat e tij për SPAK?

Arben Kraja: Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK me idenë e mirë për të punuar më mirë, kushdo të jetë, kryeministër apo qytetar i zakonshëm./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga