web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga inceneratorët tek Gërdeci/ Arben Kraja tregon çështjet e nxehta që po heton SPAK

2022-09-12 20:54:00, Aktualitet CNA
Nga inceneratorët tek Gërdeci/ Arben Kraja tregon çështjet
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka treguar disa nga çështjet e nxehta që është duke hetuar aktualisht Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kraja tha në emisionin “Pa censurë” se SPAK po heton çështjet e inceneratorëve, lobimeve, Gërdecit, apo edhe të përplasjeve brenda partive politike.

Ai theksoi se këto çështje janë shumë komplekse.

“Çështja e inceneratorëve është shumë komplekse, por po vazhdon hetimi. Është çështja e lobimit, çështja e Gërdecit, çështja e partive. Çështja e Gërdecit është hapur në bazë të familjarëve. Aktualisht ka kaluar në të gjitha shkallat, përfshirë në Gjykatën Kushtetuese”, nënvizoi kreu i SPAK./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga