web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balluku thirrje qytetarëve/ Duhet të kursejmë, mos lini dritat hapur

2022-09-12 21:56:00, Aktualitet CNA
Balluku thirrje qytetarëve/ Duhet të kursejmë, mos lini dritat
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka bërë një thirrje për qytetarët, teksa ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e çmimit për fashën mbi 800 kWh.

Ajo tha në emisionin “Now” të Erla Mëhillit se njerëzit sot duhet të ecin me parimin për të kursyer.

Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë nuk lidhet me dëshirën për të arkëtuar më shumë para për OSHEE, por nevojën për të qenë më të kujdesshëm dhe për të mos lënë dritat ezur

“Sot ka një parim; që duhet të kursejmë. Këtë po e thotë si qeveria gjermane, që nuk subvencionon çmimin, por e ka rritur me 20 për qind, si qeveria franceze. Nuk ka të bëjë me para, por me mungesën e sasive energjetike në treg. Nuk rritet çmimi se OSHEE i duhet disa para më shumë, por që njerëzit të kuptojnë se sot duhet të përdoret energji sa duhet. Është dekurajim për të lënë dritat hapur”, tha ministrja.





Lajmet e fundit nga