web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BKH shoqëron zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme

2023-02-01 19:25:00, Aktualitet CNA

BKH shoqëron zyrtarin e lartë të ministrisë së

Drejtori i Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai është shoqëruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Hetuesit e këtij institucioni kanë bërë shoqërimin e tij, pasi kanë bastisur shtëpinë, kanë bërë kontrolle, e kanë marrë në pyetje dhe më pas personi është lënë i lirë.

Një burim zyrtar i tha CNA.al se gjithçka kishte ndodhur sipas disa dyshimeve për interceptime telefonatash dhe informacione të tjera.

Drejtori në ministrinë e Brendshme është shoqëruar në zyrat e BKH-së, është marrë në pyetje, por gjithçka është tentuar të mbahet sekret.

Ngjarja ka ndodhur në 48 orët e fundit dhe më pas Endri Mullai është lënë i lirë.

Informacioni është mbajtur sekret nga Policia e Shtetit dhe zyrtarët e ministrisë së Brendshme, pra, i gjithë operacioni i BKH-së, e cila për shkak të informacioneve që kishte ka shkuar te Drejtori i Prokurimeve të Ministrisë së Brendshme, Endri Mullai./ CNA.al

BKH shoqëron zyrtarin e lartë të ministrisë së





Lajmet e fundit nga