web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi debat me Arben Pëllumbin/ Deputeti i PD-së e nxjerr bllof me shifra

2022-11-04 21:12:00, Aktualitet CNA
Belind Këlliçi debat me Arben Pëllumbin/ Deputeti i PD-së
Arben Pëllumbi dhe Belind Këlliçi

Një debat ka ndodhur mes kandidatit të primareve të PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit dhe deputetit socialist Arben Pëllumbi.

Pëllumbi tha se gjatë këtyre viteve popullsia e Tiranës është katërfishuar, ndërsa është kundërshtuar nga Këlliçi.

Ky i fundit foli me shifra duke përgënjeshtruar deklaratën dhe duke nxjerrë bllof deputetin e PS-së në emisionin “Rinon”.

Periferia është ndërtuar tani. Lundra është transformuar. Nuk mund ta ndalojmë këtë lloj zhvillimi. Është një qytet sot ka rreth 1 milionë banorë . Ka qenë një qytet që lindi me 10 mijë banorë, e sot ka 1 milionë banorë. Është katërfishuar në këto vite. Them se kemi më shumë gjelbërim se sa kemi pasur, e në mënyrë të padiskutueshme do të kemi dhe ndërtime.

Veliaj e mbajti premtimin se nuk do të jepte leje ndërtimi deri sa bëri planin e zhvillimit. Cilido që thotë nuk do të bëjë ndërtime nesër gënjen. Tirana do të zhvillohet. Futuni dhe shihni se sa shumë shitje apartamentesh ka dhe sa kërkesë. Nëse ka kërkesë duhet të japësh ofertë.  Do të ketë më pak leje nëse ka më pak ndërtesa.  Ajo që është e rëndësishme është se me çfarë cilësie ndërtojmë. Ndërtojmë me një cilësi me efiçencë të lartë energjetike”, u shpreh Pëllumbi.

Nga ana tjetër, Këlliçi iu përgjigj: “Kam një koment në lidhje me shifrat. Nga janari i 2022 në raport me 1 janarin e 2021, sipas INSTAT, Tirana nuk ka pasur një rritje prej 30 mijë banorësh por ka pasur një rritje me 7033 banorësh, 0.8% të popullsisë, ndërkohë që lejet e ndërtimit janë rritur me 45 %. Ndërkohë në dy vitet e fundit vihet re se numri i shtesave vjetore të popullsisë është çdo vite në ulje me 6 ose 7 mijë në vit. Pra nga 17 mijë në vit ka rënë më 11 mijë në vit.

Kjo tregon që në Tiranë çiftet e reja po largohen dhe po ulet numri i lindshmërive sepse është bërë një qytet i pa jetueshëm. Unë jam në diskutim me ekspertë të ndryshëm dhe jam duke menduar të bëjë një propozim zyrtar për të bërë transparencë të lejeve të ndërtimit”./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga