Tomorrow, business in protest/ Berisha appeals to Albanians
A protest will be organized the next day against the G...

Në Shqipëri, drejtuesit e kishës katolike, shprehën të premten shqetësim për fenomenin e shpopullimit, si pasojë e një emigrimi në rritje. Një problem që ipeshkinjtë e Shqipërisë shprehen se “po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë”.
Në një deklaratë të lexuar nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, theksohet se “situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”. Sipas tyre e gjitha kjo ka sjellë “një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale, dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.
Deklarata thekson se ngritja e zërit nga ana e klerit katolik synon që të gjenden rrugët “për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.
Drejtuesit e Kishës katolike i bëjnë thirrje “mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe” ndërsa ngrenë me shqetësim disa pyetje. “Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”.
Sipas deklarëts së ipeshkvinjve të Shqipërisë “është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”, nënvizojnë drejtuesit katolikë që nga ana e tyre shprehin “gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim”./ VOA
A protest will be organized the next day against the G...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video me një maj...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
The communication expert, Erla Mëhilli, has shown for ...
The moderator, Erla Mëhilli, could not avoid the quest...
For several hours, the mountain of Morava continues to...
Moderator Erla Mëhilli faced a very unpleasant situati...
Journalist Artan Hoxha has spoken about the hacker att...
Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime për korrup...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëv...
Just a few days from the closing of the general popula...
“Top Channel” ka bërë ditën e sotme një kronikë, ku ra...
Prime Minister Edi Rama held a meeting today in Tropoj...
Sunday -6 November 2022 Our country remains in the pr...
The former deputy of the Socialist Party, Ervin Bushat...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar p...
Analyst Andi Bushati has gone beyond all expectations,...
The Pan-European Broadcasting Service announced its furthe...
Gazetari Lutfi Dërvishi ka bërë ironi me situatën e hakeri...
Prime Minister Edi Rama is holding a meeting with citizens...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...