LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha për vrasjen e policit në Kosovë: Iu bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të distancohen nga ngjarja

2023-09-24 09:19:00, Aktualitet CNA
Basha për vrasjen e policit në Kosovë: Iu bëj thirrje
Lulzim Basha

Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës ka reaguar për vrasjen e policit në Kosovës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje e rëndë dhe aktet destabilizuese.

I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Basha./ CNA

 

Lajmet e fundit nga