web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha zbulon “prapaskenat”/ “Rrëmbimi i policëve kosovarë, i përgatitur më parë”

2023-06-15 22:39:00, Aktualitet CNA
Artan Hoxha zbulon “prapaskenat”/ “Rrëmbimi i
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rrëmbimin e 3 punonjësve të policisë së Kosovës nga njësitë speciale serbe.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se ky rrëmbim ka qenë i përgatitur dhe njësitë serbe kanë vepruar sapo i ka ardhur mundësia.

“Më shumë se sa veprimi konkret, pra rrëmbimi, sepse ata janë rrëmbyer. E ai veprim është qartazi që është bërë me synim të caktuar. Pamjet e arrestimit në Mitrovicë të njërit nga organizatorët e protestave nga Policia e Kosovës sigurisht që patën një efekt të madh. Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shteg që përdoret nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion, atyre i është dhënë mundësia”, u shpreh ai.

Gazetari deklaroi se serbët nuk kanë pasur simbole në momentin kur kanë kaluar kufirin për të kapur policët kosovarë, pasi pretendon se ata nuk kanë dashur të identifikohen.

“Ata (serbët) nuk kanë simbole, sepse nuk kanë dashur të identifikohen. Kosova me Serbinë ka një problem, nuk e ka kufirin e shenjuar. Kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është i shënjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan e thotë i kapa në brendësi të territorit. Është një kufi që KFOR i ka të dhënat e asaj dhe lëviz. Ushtria serbe ka kaluar vijën e kufirit. Ai është operacion mirëfilltazi i organizuar”, theksoi Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga