web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet Durim Bami në Dubai/ Pritet ekstradimi

2024-06-12 11:00:00, Aktualitet CNA

Arrestohet Durim Bami në Dubai/ Pritet ekstradimi

Durim Bami, një nga të shumëkërkuarit e policisë, është arrestuar në Dubai. Policia me një njoftim zyrtar ka konfirmuar informacionet e djeshme mediatike për ndalimin e tij.

Durim Bami u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të SPAK-ut. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash.

Njëra prej tyre është krijimi i kushteve për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2019.

Gjithashtu, nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Durim Bami donte të vriste edhe Ervis Martinajn, boss-in e lojërave të fatit.

Njofimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone./ CNA





Lajmet e fundit nga