web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The arrest of the doctor at "Trauma"/ Speech therapist: Rama's show, to cover the scandal of the closing of the college

2022-09-25 11:49:00, Aktualitet CNA
The arrest of the doctor at "Trauma"/ Speech therapist: Rama's
Speech therapist, Erges Eskiu

The speech therapist, Erges Eskiu, in a statement to the media, has described the arrest of the doctor at the Trauma hospital as a cover-up for the scandal of the closure of the Mehmet Akif Ersoy school by Prime Minister Edi Rama.

According to him, the show made by the police, directed by Edi Rama, tends to denigrate the figure of the doctor, given that they have great influence in society.

In conclusion, the doctor calls on his colleagues to protest, not to allow the denigration that the government tries to do to them.

Unë jam Erges Eskiu, mjek logoped. Dal sot në këtë deklaratë në mbrojtje të personelit mjekësor të cilët po tentohet të denigrohen nga pushteti i Edi Ramës.

Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.

Mijëra studentë të mjeksisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.

Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t'i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e "Hipokratit".

Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.

Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.

Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.

Arrestimi sa për t'i frikësuar shqiptarët, për t'i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri.

Është fare e thjeshtë për t'u kuptuar mesazhi i një tirani: "Largohuni se nuk ju duam".

Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.

Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen.

Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.

Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.

I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.

Dhe siç thotë një shprehje:

- The doctor's first duty is political: The fight against disease must begin with a fight against bad government." Man will recover completely and finally only if he is first freed from this bad government", says Erges Eskiu in his statement. / CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga