web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i ish deputetit/ Akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun

2023-10-30 10:50:00, Aktualitet CNA
Arrestimi i ish deputetit/ Akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun
Mark Frroku, foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me konfliktin në Kepin e Rodonit ku bën me dije se janë arrestuar 8 persona, mes tyre dhe ish deputeti Mark Frroku.

Sipas informacione rezulton se Mark Frroku akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:   B. K., E. R., O. R. dhe Y. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

M. F., A. L., P. D. dhe M. L., për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim./ CNA

 





Lajmet e fundit nga