Fire at the waste field in Kruja/ Toxic smoke covers the area
The waste field in Kruja has been engulfed in flames since...
The waste field in Kruja has been engulfed in flames since...

Gjergj Luca është një allishverish më vete. Me të qeshurën e tij që oshëtin si britmë, duke shfrytëzuar hapësirën e çmendurisë së rrjeteve sociale, ka mundur të jetë një fenomen social, ndryshe nga çdo biznesmen tjetër.

Me sarkazmën e tij, Gjergj Luca, i është përgjigjur Sali Berishës nga “prokuroria” e Fish City në Elbasan, apo aty afër ka ndërtuar “Tymin e Likes”.
Është krenar për punën e tij dhe pasionin e filluar si një peshkatar, që edhe sot tërheq dhe e shohim në video duke u zhytur dhe quajtur ton, në një nga fermat e tij të prodhimit të peshkut.
E shikon mes gazetarëve, e shikon nëpër fshatra, në krah të Hoxhës, duke qeshur me priftin, duke festuar dhe kënduar me qindra gra që ai ka punësuar. Shpeshherë shfaqet në rrjetet sociale i revoltuar me padrejtësitë e politikës, drejtësisë dhe sistemit.
Me vizionin e tij ka mundur të lulëzojë “rrënoja” dhe t’u japë jetë zonave që po shpopulloheshin. Jeta e tij është një histori për t’u rrëfyer, me ulje dhe ngritje. Luca është biznesmeni që ngre qytete në rrënojat e komunizmit.

Një ndryshim rrënjësor bëri në Elbasanin, me “Fish City”. Qyteti që u krijua aty ku sundonte asgjëja. Ai mundi të realizonte ëndrrën, e cila hodhi shtat mbi gërmadhat e vjetra të komunizmit. Në 53 mijë metra katrorë tokë ndërtoi atë që duhet “Qyteti i Peshkut”, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, rrëzë një kodre, pikërisht në Labinot-Fushë. Çfarë deti jep me bujari, e shoqëruar kjo me duar të përkushtuara dhe ide novatore në veprim, e shndërrojnë këtë qytet si epiqendra e mrekullisë së punës.
Si njeri ambicioz që është, këtë ide sipërmarrësi Luca e vazhdoi edhe në Maliq. Në zonën e ish-kombinatit ka bërë një investim të jashtëzakonshëm me ngritjen e një qyteti tjetër Rozafa. Një mundësi e artë punësimi për banorët e zonës, dhe një vend relaksi për turistët apo qytetarët që vizitojnë juglindjen. Nuk duhet të mënjanojmë në asnjë moment ushqimin e freskët të ujërave shqiptare që serviret me plot dashuri për klientët.
Luca nuk ndalet asnjëherë... Sipërmarrësi ka premtuar se do të ndërtojë një Fish City tjetër për shqiptarët, por këtë herë në Fier. Sigurisht, ka për të na befasuar me këtë investim të ri, dhe jo pak njerëz janë kuriozë.
Pra, Luca nga zona e Dukagjinit në veri, është një ditë në tunel edhe për ata që të ardhmen nuk e kishin menduar në Shqipëri.Kjo pasi, biznesmeni shqiptar me diplomë aktori Gjergj Luca, ka mundur të rikthejë punën në provincë. Nuk janë të pakta, as restorantet që ai hap, të cilat pëlqehen masivisht nga qytetarët.
I fundit i hapur në kryeqytet është edhe Alishverishi, një ambient krejt ndryshe. Aty gjen gazetarë dhe politikanë, karikatura dhe foto kopertinash të revistave, të cilat të shoqërojnë gjatë frekuentimit të këtij ambienti, një restorant i ri, i pasur ndër të tjerë, ku më historiku është Rozafa te 9-katëshet.
Një vend ku menyja e detit në restorantin "Allishverish" shoqërohet me karikatura, foto, piktura dhe imazhe, të cilat krijojnë një muze humori dhe të vërtetash, që mund të krijojë dhe ta sjellë vetëm Gjergj Luca, “i çmenduri i madh”, që me britmat e tij të forta sjell mesazhe sa sociale aq dhe politike, ironi dhe kundërpërgjigje, që do ta gjeni në çdo cep të Allishverishit.
Ky restorant është një vepër arti e realizuar nga Gjergj Luca, një oaz qetësie ku britmat e peshkatarit Gjergj kthehen në melodinë e valëve të detit.

E shpallin modestisht si biznesmenin e vitit.
Ai është biznesmeni më unik në vend. Shfaqet në publik me një profil shumë ndryshe nga biznesmenët e tjerë në vend, pa komplekse e shikon në Elbasan, Maliq, në Tiranë, në dyert e gjykatës, duke udhëtuar me anije e duke gjuajtur peshk, e duke denoncuar pa ndalim, padrejtësitë me të cilat përballet çdo ditë. Një fenomen i rrjeteve sociale, Luca është krejt ndryshe. Është karizmatik, i qeshur, i thjeshtë, nuk ngurron të merret pak edhe me politikë, apo të reagojë për çështje që bëjnë bujë në opinion.
Djali i aktorit të madh Ndrek Luca, nuk i ndan as thumbat ndaj politikanëve, satirën, apo edhe thirrjet ndaj tyre. Flet troç, e shpesh bën paralelizma edhe me komunizmin.
Pra në tërësi është i zhurmshëm dhe sa herë shfaqet në rrjetet e tij sociale bën lajm, bëhet viral, madje thyen edhe rekorde shikueshmërie. Sigurisht për origjinalitetin që ai tregon duke përfaqësuar veten dhe duke mbrojtur me vendosmëri qëndrimet dhe idetë e tij.

Të veçantë si personazh e bëjnë edhe deklaratat spontane, apo fjalime me shpirt e pasion, ku nuk mungon as ngritja e zërit. Njeri me zemër të madhe, shpirt artisti dhe punëtor i palodhur.
Sulmon publikisht padrejtësitë, e madje nuk mungojnë kritikat ndaj medias, apo përballja me drejtësinë.
Nga goja e tij dalin edhe plot mesazhe për të rinjtë, për punën dhe suksesin.

Këtë e tregon duke veshur çizmet e peshkatarit e del të peshkojë në det, natën e ditë, në të ftohtë si dhe duke punuar me ata që i quan më të mirët, punëtorët, bashkëpunëtorët me të cilët ka ngritur perandorinë Rozafa.
Na fal Gjergj Luca, se je jo vetëm biznesmeni i vitit, por edhe një kuadro gjithmonë edhe në rritje i shoqatës së kontribuuesve intelektualë, një reformator avangard që i duhesh partisë së popullit dhe më gjerë.
Gëzuar 2024 dhe qofsh gjithmonë edhe më “i çmendur” se deri më sot!/CNA
The Special Court rejected the request of the lawyers ...
Belind Kelliçi, a member of the Presidency of the DP, in a...
Former Prime Minister Sali Berisha's lawyers appeared ...
In the photo above, the Albanian Klodian Saliaj is the...
Former Prime Minister Sali Berisha said in a conference wi...
Marsida Xhaferllari, a member of the Constitutional Co...
Two people have fallen into the hands of the Fier poli...
New details have emerged from the "Kryptonite" police oper...
The Council of Ministers at the meeting organized on D...
The Albanian Football Federation will receive 200 mill...
The Deputy Prime Minister, at the same time Minister o...
The employees of the Port of Shengjin went out in prot...
Unlike all "online" polls, in the web and TV newsroom ...
Lawyer Ardiana Kalaja has reacted after the party held...
Other details have emerged regarding the controls that...
Two people have fallen into the hands of the Korca pol...
The police of Dibra have prosecuted two people, who ar...
The President of the Supreme Court, Sokol Sadushi, in ...
The head of the Supreme Court, Sokol Sadushi, at the y...
Other details have been revealed about the checks that...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...