web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Gazetari: Veliaj ka vjedhur autoritetin e Këshillit Bashkiak

2024-05-02 21:15:00, Aktualitet CNA

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Gazetari: Veliaj ka vjedhur

Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Erion Veliaj ka vjedhur autoritetin e Këshillit Bashkiak duke dhënë dakordësinë për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, Fundo tha se për kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, përgjegjës është vetëm Veliaj.

“Sipas kontratës kocesionare, ajo thotë Bashkia Tiranë shprehet parimisht dakort.Veliaj ka vjedhur autoritetin e Këshillit Bashkiak.

Kur është bërë zyrtare kontrata koncesionare, i vetmi përgjegës është Veliaj.

Një detaj tjetër i rëndësishëm autoriteti kontraktor për monitorimin e kontratës përbëhej nga 5 anëtarë, 1 përfaqësues nga Ministira e Mjedisit, 2 përfaqësues nga NJZP dhe 2 nga Bashkia Tiranë.

Veliaj flet në emër të Këshillit Bashkiak dhe të kryetarëve të bashkive të qarkut Tiranë.

Bashkia Tiranë duhet të kishte dy anëtarë të NJZP që nuk i ka dërguar.

Nga dita që është sekuestruar inceneratori i Tirnaës IMT dhe Policia Bashkiake e kanë braktisur djegjen e plehrave me dronë.

Veliaj ka prerë faturat dhe ka kredituar tvsh tek vip-at , ka kryer punime pa pasur leje”, tha Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga