Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë tërësisht në tendencë të kundër, duke shënuar rekorde të reja dhe zgjerim dy shifror, prej 11.7%.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 33.8 miliardë lekë, ose gati 320 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, shumë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.
Në tremujorin e parë të vitit, vlera ishte 32.3 miliardë lekë, duke e çuar gjithë gjashtëmujorin e parë në 66 miliardë lekë, ose rreth 630 milionë euro.
Që nga tremujori i parë i vitit 2018 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, duke u përshpejtuar dukshëm në dy vitet e fundit, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.
Në 6 mujorin e parë 2022, transaksionet e pasurive të paluajtshme ishin 550 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë 2018 rreth 400 milionë euro.
Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin ndër sektorët që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, së bashku me ndërtimin. Në tremujorin e parë, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.
Në tremujorin e dytë, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme me 0.72 pikë përqindje Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të gjithë rritjes ekonomike.
Rekordin e ndërtimeve e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.
Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm, për tu rritur sërish në të dytin. https://www.monitor.al/rriten-serish-siperfaqet-e-lejeve-te-ndertimit-ne-kryeqytet-dyfishohen-ne-tremujorin-e-dytef/
Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.
Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit. Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.
Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022 , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.
INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.
Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.
Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë në rënie këtë vit
Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, sidomos në bregdet, në linjë me kthimin e vendit në një destinacion turistik.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar. https://www.monitor.al/pasurite-e-paluajtshme-dominuan-investimet-e-huaja-per-vitin-2022/
Por, në 6 mujorin e parë, blerjet e të huajve kanë rënë, në kontrast me tendencën rritëse të shitjeve të pasurive të paluajtshme në total.
Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar./ Revista Monitor


Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...
Sot, më 28 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...