Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Rritja e investimeve për të nxitur sektorin minerar si dhe plotësimi i kushteve të nevojshme para aderimit të vendit në Bashkimin Europian do të kërkojnë miliona euro në vitet në vazhdim. Qeveria ka analizuar dy opsione për nevojën e investimeve dhe planifikimin buxhetor në një strategji për vitet 2026-2040 dedikuar zhvillimit të këtij sektori duke zgjedhur një variant me koston 181 milionë euro.
Sipas strategjisë metodologjia përcakton dy periudha buxhetore të dallueshme: një fazë e parë e investimeve të shtuara deri në vitin 2030, e cila përkon me objektivin kombëtar të aderimit në Bashkimin Europian, dhe një fazë e dytë e konsolidimit për periudhën 2031–2040, ku fokusi zhvendoset te ruajtja dhe zgjerimi i arritjeve.
“Në fazën 2026–2030, politikat e Strategjisë Minerare janë të sinkronizuara me S3, ndaj edhe tavani buxhetor ruhet në linjë me pritshmëritë ambicioze të kësaj strategjie. S3 parashikon një financim total prej rreth 5,912,000,000 lekësh (54,993,500 euro) për periudhën 2025–2030, që korrespondon me rreth 11 milionë euro në vit, një nivel dukshëm më i lartë se buxheti mesatar vjetor historik i sektorit (rreth 5.1 milionë euro/vit).
Kjo kërkon mobilizimin e burimeve shtesë përtej fondeve tradicionale buxhetore, veçanërisht për masat që lidhen me modernizimin teknologjik, digjitalizimin, kërkim–zbulimin (përfshirë survejet ajrore), standardizimin sipas UNFC dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale. Në fazën e dytë, 2031–2040, buxheti vjetor parashikohet të rritet me një normë fikse prej 3% në vit, me qëllim ruajtjen e fuqisë blerëse reale, garantimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe vijueshmërinë e investimeve në infrastrukturën minerare dhe ekosistemin CRM/SR” thuhet në dokument.
Strategjia argumenton se Opsioni II, në të kundërt, merr si bazë mesataren vjetore të buxhetit të parashikuar nga S3 për periudhën 2025–2030 (1,182,400,000 lekë) dhe aplikon indeksimin 3% mbi këtë nivel për vitet 2031–2040.
“Kjo qasje shmang rrezikun e nënvlerësimit të nevojave financiare, duke reflektuar më besnikërisht kostot reale të modernizimit industrial, kërkimit dhe infrastrukturës teknologjike. Në këtë kuptim, Opsioni II siguron një planifikim më realist dhe të qëndrueshëm afatgjatë, sepse mbështetet në kapacitetin mesatar pesëvjeçar të projektuar nga S3 dhe krijon hapësirë të mjaftueshme për të përballuar angazhimet që burojnë nga CRMA, standardet mjedisore dhe kërkesat e raportimit ndërkombëtar (UNFC–CRIRSCO, ETS/CBAM)”, vlerëson strategjia tashmë në konsultim.
Dokumenti ka të paktën pesë politika të zhvilluar brenda saj si: forcimi i vlerësimit dhe nxjerrjes së burimeve, modernizimi, riciklimi dhe diversifikimi i zinxhirit të plotë të vlerës në sektorin minerar, siguria, mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, forcimi i kapitalit njerëzor dhe teknologjisë dhe së fundmi informacion i integruar dhe transparencë. /Monitor
E lajmëruar që në muajin tetor, Administrata Tatimore ka n...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 ...
Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënës...
Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore te grumbullu...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njo...
Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotë...
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që fo...
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vit...
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende s...
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike ë...
Vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 lek...
Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çoj...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin ...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiran...
Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...